Dietë efikase me mandarina për vetëm tri ditë

loading...

base-image_1475654272-412901-680x350

loading...
MANDARINAT SAPO KANË NISUR TË DALIN NË TREG. SHUMË TË MIRA NË STINËN E FTOHTË PËR TË MARRË SA MË SHUMË VITAMINA, ATO JANË PERFEKTE EDHE PËR TË HUMBUR PESHË.

Sekreti është te kaloritë e ulëta që ka. Mjaft popullore mes modeleve dhe fashionisteve, që tregojnë se kjo dietë me mandarina ka efekt magjik, vetëm për tre ditë.

Para së gjithash, mandarina ka vitaminën C që nxit sistemin imunitar dhe krijon një mburojë të vërtetë në stinën e ftohtë. Përveç kësaj, frutat përmbajnë vitamina B, D, K, P, që ndihmojnë zemrën, përmirësojnë shikimin, mbrojnë indet e eshtrave.

Mandarina përmban edhe minerale, vajra esenciale, magnez, kalium dhe kalcium që ndihmojnë përmirësimin e lëkurës, flokëve dhe thonjtë.

Ajo gjithashtu ndalon depozitimin e yndyrës në organet e brendshme, sidomos në mëlçi. Kjo dietë duhet të zgjasë vetëm 3 ditë, por mund t’a përsërisni këtë metodë të humbjes së peshës jo më shumë se një herë në tre javë.

Kujdes duhet të bëjnë personat që kanë probleme me sistemin gastrointestinal ose vuajnë nga reaksionet alergjike

Menuja e përditshme e dietës

Mëngjesi: 1 gotë qumësht i skremuar dhe 1 mandarinë.

Para dreke: 1 gotë lëng të freskët të mandarinës.

Dreka: Supë shtëpie apo supë e lehtë dhe sasinë e mandarinave që ju dëshironi.

Pasdite: 1 kos.

Para darke: 50 g djathë dhe 1 mandarinë.

Darka: 1 filxhan supë perimesh shtëpie dhe mandarina sa të dëshironi.

Pas darke: 1 lëng frutash

loading...