Dieta me limonadë: Një kilogram më pak për çdo ditë

Shumë studime kanë treguar se limoni ndihmon në procesin e shkrirjes së dhjamit, kështu që dieta me limon ju ndihmon të keni një linjë çfarë e keni dëshiruar gjithmonë. Me këtë dietë shumë shpejt do të humbni në peshë, pothuajse një kilogram në ditë. Dieta ndryshe quhet edhe “pastrimi me limon”, sepse pastron trupin nga helmet e grumbulluara. Kjo dietë po ashtu njihet edhe si “Beyonce dieta”, sepse ylli duke përdorur këtë dietë ia ka dalë që të heqë 38 kilogramë pas shtatzënisë

PËRBËRËSIT: – 8 gota ujë – lëngun nga 6 limonë – ½ e gotës mjaltë – disa kubëza akull – 10 gjethe të mentës

PËRGATITJA: – Ngrohni ujin, por nuk guxon të vlojë shumë – jo më shumë se 60 gradë. – Shtoni të gjithë përbërësit dhe e lini përzierjen të qëndrojë në frigorifer për disa orë. – Në fund e procedoni dhe e pini. – Në secilën gotë shtoni një kubëz akull, sepse trupi shkrin energji për ta ngrohur ujin apo ushqimin e ftohtë.

PLANI I DIETËS: – Para kafjallit pini një gotë limonadë. Kafjalli përbëhet prej sallatës me pemë, sipas dëshirës. – Në ora 11, pini gotën e dytë të limonadës në kombinim me badem të pjekur, si zamër. – Për drektë vezë të zier dhe sallatë të gjelbër me vaj ulliri dhe uthull molle. – Në orën 16 do të duhej lëpini edhe një gotë tjetër limonadë, dhe pemë sipas dëshirës. – Për darkë peshk të bardhë ose sallatë me mish pule. – Dy orë para gjumit pini dhe një gotë limonadë. Këtë dietë ta praktikoni së paku pesë ditë dhe kujdes mos hani ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.  Dieta me limonadë: Një kilogram më pak për çdo ditë