Dieta më efikase deri më tani: 10 kg më pak për 15 ditë

loading...

Hulumtuesit në SHBA thonë se orizi i zi, tepër i preferuar në Kinë, dhe më pak i preferuar në Perëndim, mund të jetë një ushqim “mrekullibërës” për të gjithë ata që e konsumojnë.

Ndoshta keni parë oriz të zi, shpeshherë etiketohet si “orizi i ndaluar ” ose “orizi i perandorit,” në menytë e restoranteve. Në shumicën e rasteve orizi është i bardhë ose kaf: Po si u bë orizi i zi dhe pse vlerësohet kaq shumë?

Orizi nisi kultivimin në Kinë rreth 10 mijë vjet më parë.
kokerr

loading...

Ngjyrën e ka marrë nga antocianina, një antioksidant i fuqishëm që e gjejmë tek pjesa më e madhe e ushqimeve me ngjyrë të errët. Ngjyra tek patllëxhani? Antocianina është përgjegjëse dhe e njëjta gjë tek boronica, rrushi dhe tjera me ngjyrë përfshi dhe portokallin e shartuar me shegë.

Në një studim u arrit në përfundim se ky lloj orizi përmban shumë vlera ushqimore që luftojnë sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Shkencëtarët e Universitetit të Luizianës, duke analizuar disa mostra nga orizi i zi, që kultivohet në jug të SHBA, zbuluan nivele shumë të larta antocianesh

Antocianet janë substanca me veti të forta antioksidante, që u japin frutave dhe perimeve një ngjyrë të theksuar, këtë mund ta vërejmë te manaferrat dhe specat e kuq.

Është vërtetuar se antocianet kontribuojnë në mbrojtjen e arterieve dhe parandalimin e dëmtimeve në ADN që çojnë në kancer, sepse bllokojnë radikalet e lira të oksigjenit – një bashkësi molekulash shumë aktive.

Sipas dr. Xhimin Hu, një lugë (supe) krunde (nga orizi i zi), përmban më shumë antociane se sa një lugë manaferrash, të cilat njihen si burimet më të mira të tyre. Gjithashtu, orizi i zi, përmban më pak sheqer dhe më shumë fibra bimore dhe vitaminë E.

“Përderisa manaferrat përdoren si “mburojë” shëndeti, pse të mos bëhet e njëjta gjë me orizin e zi edhe krunden e tij? Aq më shumë kur orizi është më i lirë”, theksoi.

Shekuj më parë, orizi i zi, ishte “i ndaluar” në Kinë, sepse vetëm fisnikëve u lejohej ta konsumonin. Sot, përdoret kryesisht në vendet aziatike. Orizi përdoret në sushi por edhe në lloje të ndryshme ëmbëlsirash.

Gjithashtu, Dr. Hu vlerëson se industria e ushqimeve mund ta përdorte shumë lehtë për krijimin e drithërave që konsumojmë në mëngjes, pijeve, ëmbëlsirave dhe biskotave.

Një racion oriz përmban 160 kalori dhe ofron një sasi të lartë flavanoidesh, burim i mirë fibrash, si dhe mineralet hekur dhe bakër.
kokerr 1
Në krahasim me llojet e tjera të orizit, orizi i zi ka përmbjatjen më të lartë të antioksidantëve dhe proteinave. Orizi i bardhë përmban 6.8 proteina, 1.2 hekur, 0.6 fibra, ndërkohë që orizi i zi përmban 8.5 proteina, 3.5 hekur dhe 4.9 fibra.

Përfitimet që marrim nga konsumi i orizit të zi

Përveç sasisë së lartë të antioksidantëve, orizi i zi mbron zemrën

Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i orizit të zi ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Antocianina ndihmon në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit duke reduktuar nivelet e kolesterolit të keq në gjak.

2. Mund të detoksifikojë trupin

Studimet kanë treguar se konsumi i orizit të zi ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe pastron mëlçinë nga toksinat e dëmshme falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.

3. Burim i mire fibrash që përmirësojnë tretjen

Orizi i zi ka nivel të lartë fibrash të cilat parandalojnë kapsllëkun, fryrjen dhe simptomat e padëshiruara të keqtretjes. Fibrat eleminojnë mbetjet dhe helmet brenda traktit digjestiv, duke ndihmuar në rregullimin e funkionit të zorrëve.

Gjithashtu fibrat dietike tek orizi ju japing ndjesinë e ngopjes dhe kështu ju bëjnë që të konsumoni më pak ushqim, kjo ndihmon në reduktimin e kilogramëve.

4. Pa gluten

Vitet e fundit po flitet shumë mbi efektet negative që ka gluteni për shëndetin.Një studim i vitit të kaluar tregoi se pjesa më e madhe e amerikanëve po përpiqen për të eleminuar glutenin nga dieta ditore.

Gluteni është një proteinë që gjendet tek kokrrat e drithërave, përfshi grurin, thekrën, tërshërën dhe elbin.

Gluten nuk tretet në ujë, gjë që shpjegon dhe vështirësinë e tretjes së glutenit në trup.Tek shumë njerëz organizmi reagon negativisht kur përdorin produkte që kanë gluten. Disa shembuj të reagimit të organizmit janë: personi është si i hutuar, nuk ka energji, është gjithë kohës i plogësht, nuk e kupton pse nuk ndjehet mirë, etj.

Shumë prej nesh ia vënë fajin stresit dhe punës, por realiteti është që gluteni është duke dëmtuar organizmin. Personi me alergji ose ndjeshmëri ndaj glutenit ankohet nga problemet me stomakun, kapsllëkun, aneminë, depresionin, është nevrik, ka puçra në fytyrë, etj. Mjekët dhe shkenca gjithashtu argumentojnë që individët me autizëm kanë ndjeshmëri ose alergji ndaj glutenit.

Ndërsa në Kinë orizi i zi mendohet se i bën mirë veshkave, stomakut dhe mëlçisë.

loading...