Dieta gjermane: Humbisni 6 kg për 2 javë!

loading...

loading...

Ka kaq shumë dieta që supozohen të na bëjnë të humbasim peshë, por shumë prej tyre kanë rezultuar efektive. Një prej tyre është cilësuar edhe dieta gjermane, e cila është cilësuar një nga dietat më të shëndetshme dhe efektive të përdorura vitet e fundit.

Ajo është hartuar nga Instituti Gjerman i Shëndetit dhe njihet nga të gjithe dieta gjermane. Sipas ekspertëve që e kanë hartuar, nëse e ndiqni me korrektëse deri në fund, për 2 javë do të humbisni 6 kilogramë dhe mbi të gjitha në mënyrë të shëndetshme. Këshillohet që gjatë kohës që e mbani këtë dietë, të konsumoni sa më shumë ujë të jetë e mundur.

DITA E PARË

MËNGJESI: çaj jeshil ose kafe e zezë pa sheqer dhe një fetë e e hollë bukë e thekur.

DREKA: dy vezë të ziera, domate, 100 gr spinaq të shërbyera me vaj ulliri.

DARKA: një biftek mesatar në zgarë, 150 gr sallatë me domate dhe qepë të njoma.

DITA E DYTË

MËNGJESI: çaj jeshil ose kafe e zezë pa sheqer dhe një fetë e e hollë bukë e thekur.

DREKA: 200 gr sallatë me domate dhe lakër të bardhë, 2 portokaj ose mandarina dhe 1 mollë jeshile.

DARKA: 2 vezë të ziera, 200 gr mish pule i gatuar në avull dhe sallatë jeshile vetëm me pak kripë e vaj ulliri

DITA E TRETË

MËNGJESI: çaj jeshil ose kafe e zezë pa sheqer dhe një banane.

DREKA: dy vezë të ziera, 100 gr djathë pa yndyrë, 200 gr karrota të ziera të shërbyer me vaj ulliri.

DARKA: 2 vezë të ziera, sallatë frutash me mollë, banane, dardha dhe portokalle.

DITA E KATËRT

MËNGJESI: 1 gotë me lëng molle të shtrydhur.

DREKA: 200 gr peshk i gatuar sipas dëshirës, sallatë me domate qershi dhe qepë të kuqe.

DARKA: fileto pule në zgarë, 150 gr sallatë jeshile me limonë.

DITA E PESTË

MËNGJESI: 1 gotë me lëng karrote.

DREKA: sallatë me jeshillëqe sipas dëshirës, 200 gr mish pule pa yndyrë dhe dy feta bukë e zezë DARKA: dy vezë të ziera dhe sallatë me karrota e rrepa.

DITA E GJASHTË

MËNGJESI: kafe e zezë pa sheqer dhe një tost me proshutë pule.

DREKA: 1 fielto pule e gatuar në zgarë, sallatë me lakra, majdanoz e lëng limoni.

DARKA: 150 gr djathë i njomë pa yndyrë, dy karrota dhe 1 kokërr vezë e zier.

DITA E SHTATË

MËNGJESI: 1 gotë qumësht pa yndyrë dhe një lugë mjaltë.

DREKA: biftek në zgarë dhe fruta të freskta.

DARKA: sallatë me frutat që ju gjenden në shtëpi dhe një gotë kos.

loading...