Dieta e Dr. Oz për të humbur peshë në 21 ditë

Ndiqeni këtë dietë për 21 ditë dhe do të humbisni çmendurisht kilogramët që ju shqetësojnë. Dieta kombinon një shumëllojshmëri ushqimesh që duhet të konsumohen në kohë të caktuara të ditës, për 21 ditë. Lexojeni në këtë artikull.

Plani 21-ditor

Mëngjesi:

Mëngjesi duhet të jetë i pasur me ushqime me magnez. Dr Oz rekomandon një filxhan e gjysmë e bollgur (40 gr. e zier në qumësht ose ujë me pak kripë dhe pak mjaltë) me një lugë gjelle fara liri dhe një banane e pjekur apo një fetë buke e thekur gruri me pak gjalpë + një gjysmë banane dhe një kos me pak yndyrë me fara çia (trazojeni mirë për disa minuta) dhe një lugë çaji me mjaltë, apo edhe një filxhan qumësht i skremuar ose 150 ml kos me pak yndyrë me një banane, 2 lugë drithëra gruri, një lugë çaji mjaltë dhe një lugë gjelle fara çia.

Pas mëngjesit:
1 kivi + një filxhan çaj jeshil

Dreka:
1 filxhan oriz, quinoa me perime sipas zgjedhjes të ziera me pak vaj ulliri. Një çaj xhenxhefil.

Zemër:
Gjysmë avokado ose pak ullinj ose një arrë macadamia + një filxhan çaj jeshil

Darka:
150 gram ton, ose sardele, salmon, mish pule, mish viçi, ose 100 gram fasule të zeza, 70 gram djathë me një sallatë marule ose gjethe të tjera jeshile të përziera me vaj ulliri dhe perimeve të ziera + dy ëmbëlsira integrale me oriz.

Pas darke:
Një çaj xhenxhefil me pak mjaltë.