Dieta adekuate për njerëzit që vuajnë nga urthi

Dieta adekuate për njerëzit që vuajnë nga urthi

Dietat që parashikohen për njerëzit që vuajnë nga urthi, janë të thjeshta dhe të lehta.,raporotn gazeta Kosova Sot
JA DISA KËSHILLA TË DOBISHME: • Evitojeni përdorimin e duhanit, meqë ai përkeqëson simptomat e kësaj sëmundjeje. • Evitojeni përtypjen e çamçakëzëve, apo bonboneve tepër të fortë, meqë ata rrisin sasinë e ajrit të gëlltitur, gjë që përkeqëson urthin. • Mos bini të flini menjëherë pasi keni ngrënë. Prisni tri orë. • Hani nga pak, e më shpesh. • Nëse jeni me mbipeshë, mundohuni që të humbni sa më shumë kile, meqë mbipesha e përkeqëson urthin. • Ngriheni jastëkun tuaj për 15 cm. • Mos hani tepër patate të fërguara, produkte të qumështit me yndyrë, çokollatë, vajra, biber, kremra, si dhe ushqim të shpejtë. • Lëngjet e limonit, kafeja, çaji dhe pijet me kafeinë e irritojnë ezofagun, prandaj duhen evituar. • Mos ushtroni 1-2 orë pas ushqimit. • Mos pini pije alkoolike. • Flini më shumë në krah të majtë.

USHQIMET QË PREFEROHEN, RESPEKTIVISHT NDALOHEN • Nga produktet e qumështit, ua rekomandojmë qumështin pa laktozë, jogurtin pa yndyrë, derisa qumështin me çokollatë apo me yndyrë të plotë duhet ta evitoni. • Sa u përket perimeve, mund t’i hani të gjitha, me përjashtim të domateve. • Te pemët, ju preferojmë që të hani molla, pjepra, dredhëza, banane (mirë të pjekura, buta), pjeshka dhe dardha. Duhet t’i evitoni agrumet. • Sa i përket mishit, ju preferojmë mish me pak dhjamë, sikur që është peshku, gjeldeti dhe pula. Duhet ta evitoni proshutën, lëkurën e pulës, si dhe mishin e ftohtë, apo me dhjam. • Kur flitet për ëmbëlsirat, duhet t’i evitoni ato që përmbajnë më shumë se 3 g yndyrë. • Te pijet, mund të merrni të gjitha pijet pa kafeinë, të gjitha çajet (jo atë të mendrës), lëngjet (jo të agrumeve) dhe ujin. Duhet evituar kafen, alkoolin, çajin e mendrës dhe pijet minerale. • Nga supat preferohen vetëm ato me pak yndyrë. Duhet evituar supën e pulës, ato me kremra si dhe supat që përmbajnë qumësht.

SUPLEMENTET NATYRORE PËR TRAJTIMIN E URTHIT • Uthulla e mollës: qitni 2 lugë uthull molle në një gotë me ujë. Përziejeni mirë dhe pijeni tri herë në ditë. • Lëngu i karotës, apo i lakrës: duhet ta pini një gotë në ditë. • Soda e bukës: një lugë (5 mL) të sodës së bukës, të shkrirë në një gotë ujë, do t’i largojë problemet me urth. • Çaji i xhenxhefilit: preni disa rriska xhenxhefil, zieni si çaj për disa minuta, e më pas pijeni, duke i shtuar mjaltë. Është efikas edhe çaji i kamomilit. • Bajamet: duhet të jenë të freskëta. Ato ndihmojnë në stabilizimin e pH-së së lukthit.