Dielli “bie në gjumë” pas vitit 2030. Shkencëtarët: Një mini periudhë akullnajore

diell-1-620x330-530x300


Një mini periudhë akullnajore mund të jetë në dyert e planetit Tokë. Nga viti 2030 deri në 2040, dielli “do të bjerë në gjumë”, duke e zvogëluar aktivitetin në 60%, që do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave.
Efektet në klimën e planetit do të jenë të fuqishme: Lumenj si Tamigi në Londër mund të ngrijnë totalisht, ndërsa fusha e kodra do të mbulohen nga dëbora për 12 muajt e vitit dhe toka do të përjetojë një “periudhë të vogël akullnajore”.
Këto janë rezultatet e një studimi të prezantuar në “National Astromy Meeting” nga shkencëtarja Valentina Zarkhova, e cila pretendon se ka gjetur çelësin që parashikon ciklet solare.