Diego Lopez pasardhës i Casillasit tek Reali

loading...

Diego-Lopez-Iker-Casillas-juntos-Real-Madrid

loading...
Real Madrid ka blerë nga Sevilla portierin Diego Lopez për të zëvendësuar Iker Casillas, i cili do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave të futbollit. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi Diego Lopez ka dalë nga “Fabrika” e Realit dhe për disa vite ka qenë portieri i dytë i madrilenëve.

Pas largimit nga klubi ku u rrit, portieri spanjoll luajti me Villarreal dhe këtë sezon nënshkroi për Sevilla një kontratë 5-vjeçare. Thuhet se klubi “mbretëror” ka blerë Lopezin për shifrën tre milionë euro. Tashmë Diego Lopez do të konkurrojë me Adan për vendin e titullarit në portën e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.

loading...