Dick Marty mund ta destabilizojë Kosovën !

loading...

loading...
Dhënia e drejtësisë për rastet që kanë të bëjnë me krime të luftës është çështje gjithnjë tejet senstitive vlerësojnë ekspretët.

Mentor Vrajolli, përfaqësues i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, ka deklaruar për Bota press se dhënia e drejtësisë për rastet që kanë të bëjnë me krime të luftës është çështje gjithnjë sensitive, ndërsa, situata bëhet edhe më komplekse kur kemi të bëjmë me ngritjen e kallëzimeve penale duke u bazuar në një raport mjaft kontravez, siç është ai i Dick Marty-t.

Sipas tij është me rëndësi jo vetëm për imazhin e Kosovës, por për shoqërinë kosovare në përgjithësi, që për akuzat e ngritura nga raporti i Dik Marty-t fjalën e fundit ta japë ndonjë institucion me kredibilitet ndërkombëtar për gjykimin e krimeve të luftës. “Siç dihet raporti aludon ndër të tjera se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë kohës së luftës, ka qenë e përfshirë edhe në tregti organesh, akuzë kjo e cila ka dëmtuar tej mase reputacionin e Kosovës. Andaj është esenciale që të sqarohet një herë e përgjithmonë prapavija e këtyre ‘akuzave’”, tha Vrajolli.

Edhe për Nurdin Ibishin fakti se themelimi i Tribunalit, por edhe vazhdimi i EULEX-it po bëhen me legjitimitet të institucioneve, për ekspertin Nuredin Ibishi nuk ka arsye për destabilizimi. “Nuk shoh ndonjë mundësi të ndonjë destabilizimi, përkundër asaj se do të ketë rrjedhim jo të mirë kjo situatë”, tha ai.

loading...