DiCaprio jep me qira vilën e tij, ky është çmimi për natë (FOTO)

loading...

dicapriooooo-620x330

loading...

Nëse ëndrra juaj ka qenë gjithnjë ajo për të jetuar me një yll të Hollivudit, ky është rasti ideal: në Kaliforni, Leonardo Di Kaprio kërkon qiramarrës për vilën e tij superluksoze.
Një çështje që nuk mund të lihet të ikë, me kusht që të bëhet një sakrificë jo e vogël. Aktori italo-amerikan nga ana tjetër, ka vendosur ta japë me qira vilën e tij për 4.5 mijë dollarë nata.
E vendosur në “Palm Springs”, në zonën Old Las Palmas, lagje kukanë jetuar yje të kalibrit si Frank Sinatra, Marilyn Monroe dhe Elizabeth Taylor dhe e ndërtuar në vitin 1965 nga projekti i arkitektit Donald Wexler, rezidenca që Di Kaprios që bleu dy vjet më parë pas pjesëmarrjes së tij në filmin “The Wolf of Wall Street”, është vërtet e mrekullueshme.
Këtë e dëshmon kopshti shumë i bukur me pishinë (me ujë të ngrohtë) dhe fusha e tenisit që rrethon pjesën qendrore. Në brendësi të dy objekteve, ndodhen disa dhoma të gjumit të mobiluara në mënyrë moderne. Vila përmban tetë banja, ndërsa dhoma e ndenjes është e madhe.

dicaprio2 dicaprio1 dicaprio3 dicaprio4 dicaprio5 dicaprio6 dicaprio7 dicaprio8

loading...