Diagnostikohet gabimisht me HIV, shoqëria e lëçiti e ajo i kaloi vitet duke marrë ilaçe pa nevojë (Foto)

Suthida Saengsumat nga Roi i Tajlandës, dëshiron ta padisë Ministrinë e Shëndetit Publik, sepse ka marrë medikamentet tërë jetën pa nevojë, ngaqë ishte diagnostikuar gabimisht me HIV.

Nga frika se mund t’ua vë sëmundjen, atë e kishin braktisur shoqëria. Ndaj, qëndronte e vetmuar gjatë gjithë kohës,


Pas disa vitesh zbulohet se nuk është e sëmurë

“Për çdo natë qaja në heshtje dhe vuaja. Nuk ka asnjë para që e shpaguan atë që kam hequr”, ka thënë Saengsumat lidhur me rastin.

Mirëpo, pasi që kishte mbetur shtatzënë, mjekët kanë gjetur se ajo nuk e ka asnjë sëmundje dhe se shëndeti saj është normal.

Ky është rasti i tretë i diagnozës së gabuar me sëmundjen e pashërueshme, pas disa vitesh tretman të panevojshëm.