Di Maria flet për Lionel Messin

loading...

loading...
Angel Di Maria i del në mbrojtje Lionel Messit, teksa ka pretenduar se ylli i Barcelonës, shok skuadre në kombëtaren e Argjentinës, është bërë shpesh “kokë turku” për dështimet e katalanasve. Messi është kritikuar gjerësisht për shfaqjet e tij të javëve të fundit, kur Barça u eliminua nga Champions League prej Atletico Madrid dhe u mund në finale të Kupës së Mbretit nga Real Madrid.

Katër herë radhazi fituesi i “Topit të Artë” ishte një figurë periferike për katalanasit në humbjen 2-1 ndaj “Los Blancos” në finalen e Kupës së Mbretit të mërkurën në mbrëmje. Gjë që kishte ndodhur edhe në dy ndeshjet pararendëse, në gjysmëfinalen e Championsit dhe në transfertën me Granadan, për La Liga.

Di Maria e ka marrë në mbrojtje kapitenin e kombëtares së tij. Duke folur për “Radio Amerikën” futbollisti i “Los Blancos” tha: “Messi është i qetë. Ai nuk është në një moment të keq, por mbrojtjet kundërshtare e kanë kontrolluar shumë mirë. Problemi është se shtypi gjithmonë merret me Mesin edhe kur i tërë ekipi nuk luan mirë”.

loading...