Di Caprio e lë Afërditën me pasoja

Këngëtarja me prejardhje nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj, pas përfoljeve të shumta në lidhje me aktorin hollivudian Di Caprio, siç duket ka mbetur pak me pasoja.

Ndonëse edhe vetë këngëtarja ka ndihmuar shumë në spekulimin e kësaj çështjeje, duke thënë që e ka mik të ngushtë, më pas duke mohuar gjithçka, ajo së fundmi këtë çështje është munduar ta neutralizojë me fjalën e urtë popullore ‘Për kalin e mirë çohet pluhuri’.

Me ç’rast këtë gjë e ka cekur edhe në këngën e fundit në bashkëpunim me Lumi B. Por Afërdita nuk e lë me kaq. Ajo edhe nëpër faqet zyrtare nëpër rrjetet sociale shkruan se si për të mirët gjithmonë përflitet, duke u vetëngritur. “Nuk e kam thënë kot ‘Më t’mirët gjithë i përmendin’”, ka shkruar këngëtarja.