Dhurata pyet rivalet: Nëse vishem unë, a do visheni edhe ju?

dhurata-pyet-rivalet-n-euml-se-vishem-un-euml-a-do-visheni-edhe-ju_hd
Këngëtarja tashmë e njohur e skenës së muzikës shqiptare, Dhurata Ahmetaj, ka bërë një pyetje rivaleve të saj që janë zhveshur në klipet e fundit, se nëse është e nevojshme ajo do të vishet, që edhe koleget e saj në klipet e radhës të vishen.
Dhurata në prill publikoi videoklipin “If You Like It” ku ajo bëri një lloj revolucioni me daljen e saj topless.

Topless apo me flokë, pak ka rëndësi, kur dihet se këngëtaret tjera të njohura të skenës si Elvana Gjata, e madje edhe emra tjerë të njohur dolën mjaft në mënyrë eksplicite.

Kjo si duket e ka bërë Dhuratën të ndihet si nismëtare, teksa ajo ka tallur koleget, duke thënë se nëse ka nevojë do të vishet që edhe ato të vishen.

“A thu mu vesh un, a veshen krejt mas meje”, ka shkruar Dhurata në Twitter.

Dhurata së fundmi publikoi projektin “Shumë o ka ma don” në bashpunim me Bleron, që arriti afër 200 mijë klikime