Dhurata e veçantë e Beyonce dhe Jay Z për vajzën e Kim

loading...

bey1

loading...
Prindër të një vajze një vjeç e gjysmë, Beyonce dhe Jay Z., natyrshëm zgjodhën një dhuratë të përkryer për vajzën e sapolindur të mikeshës së tyre, Kim Kardashian.

Çifti i këngëtarëve zgjodhi për foshnjen me emrin e çuditshëm North (nga anglishtja Veriu) këpucë të vogla të dizenjuara nga “Christian Dior” dhe një paketë që përfshinte gotë, lugë dhe pirun për bebe, të gjitha të lara në argjent, me një kosto prej 10 mijë dollarësh.

Një dhuratë “shik”, ajo e Beyonce ndaj personazhit më të njohur të “reality-show” në SHBA, Kim Kardashian, njëkohësisht edhe një prej mikeshave të saj më të mira në botën e artit.

Beyonce, më parë kishte ndarë lumturinë e saj për lindjen e bashkëmoshatares 32-vjeçare, duke vendosur ditën e mësimit të lajmit një foto të Kim dhe partnerit të saj Kanye West, një foto të tyre me mbishkrimin: “Përgëzime”.

beyonce1-0307

bey

Beyonce-Kim-Kardashian-BET-Awards-2012

loading...