Dhunë psikike dhe fizike ndaj Grupit të Kumanovës, këtë e vërteton edhe Avokati i Popullit


Ndaj të akuzuarve të grupit të Kumanovës po ushtrohet dhunë fizike dhe psikike. Kjo është konstatuar edhe nga Avokati i Popullit, Ixhet Memeti. “Nga ekipi im që ka grumbulluar të dhënat dhe dëshmitë nga të paraburgosurit në burgun e Shutkës dhe burgjet e tjera, konstatohet se ka pasur ushtrim të dhunës psikike dhe fizike. Kjo ka ndodhur kryesisht gjatë transportit të tyre nga burgu drejt gjykatës dhe anasjelltas”, ka theksuar Memeti.

Sipas tij, për këtë janë informuar Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme, por nuk është ndërmarrë asgjë.
kumanova-2-1