Dhunë familjare dhe kanosje

577992_474478925939235_805010344_n

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I dyshuari po ashtu kishte kanosur me armë vëllanë e bashkëshortes së tij i cili ishte prezent në incident.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.