Dhjetë tablotë më të mira me Android

loading...

Tablote_4

loading...
Mund të themi lirisht se këto vitet e fundit kanë dalë shumë tablo të mira me Android, dhe ato janë futur në mesin e pajisjeve më të kërkuara. Dhe derisa shumica e tablove punojnë edhe më tutje në Honeycomb versionin e Android-it, e cila duhet ta pranojmë që është versioni mjaft i përshtatshëm për punë, ICS dhe JB ngadalë por në mënyrë të sigurt po vijnë edhe në tablo.

Natyrisht se edhe këtu mund të themi se këto pajisje mund të jenë shumë të shpejt, por edhe përkundër kësaj njëri nga tablotë më të shitura në botë është Google Nexus 7 me 4.2.1 dhe kjo është gjë pozitive për Android-in. Edhe sa i përket anës harduerike vitin e fundit kemi parë përparim të madh. Muajt e fundit ishin të procesorit quad-core duke filluar nga Tegra3 e më tutje.

Edhe vetë kompania e njohur “Google” duke parë suksesin në këtë fushë së fundi u angazhua në prodhimin e tablove dhe atë jo të njërit por vitin e fundit i prodhoi dy. Atë me 7 inç me “Asus-in” dhe tablonë me 10 inç me “Samsung”. Duke iu falënderuar “Samsung-ut” së fundi kemi pasur për herë të parë nderin të shohim edhe rezolucionin fantastik prej 2560×1600 në tablonë e tyre 10“ Nexus. Në vazhdim të këtij teksti do të paraqesim tablotë më të mira me Android që gjenden momentalisht në treg.

– Google Nexus 10: Nga të gjithë tablotë që kanë dalë së fundi me Android ky është më i miri dhe pikë. Edhe pse ka të tillë që nuk do të pajtohen me këtë, duhet ta pranojmë që ekrani me rezolucion 2560×1600 momentalisht është më i miri sa i përket tregut të tablove. Procesori dhe grafika janë po ashtu ndër më të mirët, edhe pse vetë procesorit i mungojë dy bërthama. Ai posedon të gjitha karakteristikat për punë të mirë, ndonëse ka disa mangësi siç është mungesa e vrimës për microSD, dhe për këtë është fajtor “Google” dhe jo “Samsung”.

– Google Nexus 7: Çka të themi për këtë tablo kur aq shumë kemi shkruar për të. Të gjithë e dimë që së fundi i është rritur kapaciteti për të dhëna që është mirë pasi që “Google” edhe më tutje nuk e dëshiron microSD, ndërsa edhe 3G mbështetja është e mirëseardhur. Ekspertët janë të një mendimi që “Asus” nuk ka mundur për këtë çmim të ofrojë komponentë më të mirë, dhe ky edhe me këto ekzistueset është i mrekullueshëm. Dhe fakti që e vë në funksion 4.2.1 Android dhe me siguri që një ditë kur të dalë Android 5 menjëherë do të gjendet në të, kjo është një përparësi shtesë. Dhe të gjitha këto bëjnë që kjo tablo të futet në mesin e më të mirave.

– Amazon Kindle Fire HD: Tabloja e “Amazon-it” këtë vit ka qenë shumë i popullarizuar, por mund lirisht të themi që për çmimin që e ka ofron shumëçka dhe këto ndikojnë që të gjendet në mesin e tri tablove më të mira me Android. Versioni me ekranin prej 7 inç vjen me rezolucion prej 1280×800 derisa ai pak më i madh me 8.9 inç vjen me rezolucionin prej 1920×1200.

– Samsung Galaxy Note 10.1: Gjëja e parë që u pengon shumicës te kjo pajisje është emri i saj. Pse vendosi për një emërtim të këtillë vetëm prodhuesi i tij e dinë. Ky emërtim ka ngjashmëri me disa produkte tjera të kompanisë në fjalë dhe sipas disa burime deri te kjo përzgjedhje erdhi pasi që pajisjet që mbajnë këtë emër kanë S-pen. Shumica shpresojnë që gjatë muajve të ardhëm nuk do të kemi Galaxy S 10.1 tablonë. Gjëja tjetër që u pengoi shumicës ishte koha e gjatë që iu nevojit derisa u plasua në shitje, dhe kjo ndodhi shumë muaj pasi që u prezantua. Në fund mund të themi se edhe përkundër disa gjërave jo të mira që e përcollën ne fituam një pajisje shumë të mirë, e cila me softuerin e saj i lë mbrapa të tjerët.

– ASUS Transformer Pad TF700: Ky është njëri nga tablotë më të mira nga “ASUS”. Tegra3 të cilës i është ngritur takti dhe rezolucioni prej 1920×1200 janë këto përparësitë e tij. Shumë cilësore është edhe pjesa e jashtme e pajisjes, dhe dock me baterinë shtesë dhe tastiera nuk janë të tepërta.

– Samsung Galaxy Tab 2 10.1: Ja edhe një tablo e mirë i cili po shitet me të madhe. E metë e tij është se “Samsung” në të nuk arriti të vendos Tegra3 por ai mbeti me procesorin dual-core sikur që e kanë edhe disa nga “vëllezërit” e tij. Edhe ekranin prej 1280×800 nuk është diçka që e kanë pritur shumica. Por edhe përkundër këtyre ky ofron performanca të shkëlqyeshme dhe me të mund të kryeni shumë punë.

– Sony Xperia Tablet S: Derisa “Sony” e paralajmëroi Xperia tablonë e tij të gjithë prisnin një pajisje të mirë, ashtu edhe doli. Ai ofron karakteristika solide, një ekran të shkëlqyeshëm dhe çka është më e mira një çmim të volitshëm. Edhe përkundër që në fillim të prodhimit ka pasur disa probleme të tërat u rregulluan dhe tani është duke i shkuar puna mirë këtij prodhuesi.

– Asus Transformer Pad TF300: Kjo tablo me Android ka një harduer dhe softuer shumë të mirë, ndërsa një plus për të është se vjen me disa ngjyra dhe kjo është një gjë e cila po kërkohet me të madhe kohëve të fundit.

– Acer Iconia Tab A700: Kompania “Acer” qe një kohë të gjatë është duke bërë tablo të shkëlqyeshme me Android, por vetëm me modelin A700 arriti të futet në mesin e më të mirëve. Përparësi e tij e madhe është procesori Tegra3 i cili është mjaft i popullarizuar në mesin e tablove së fundi si dhe rezolucioni prej 1900×1200 është shumë i mirë për tablonë me 10 inç. Kjo pajisje mund të sigurohet për një çmim jo aq të lart.

– Samsung Galaxy Tab 2 7.0: Në fillim të vitit të kaluar prodhuesi i njohur “Samsung” e prezantoi pasardhësin e Tab-it të tyre prej 7 inç. Do të duhej të ishte kjo tablo e nivelit mesatar me një çmim të volitshëm, i cili pra nuk është aq i mirë po njëherësh edhe jo aq i shtrenjtë. Ai në treg arriti me versionin Android 4.0 dhe tani ky model është e mundshme të përmirësohet me versionin 4.1 që është një plus shumë i madh. Ndërsa është njëra nga tablotë e rralla me ekranin prej 7 inç që ka kamerë të mirë dhe kjo është një gjë e rëndësishme dhe e cila po vlerësohet me të madhe.

loading...