Dhjetë orë pritje për një dokument në Kryeqytet, polici ia shqyen plakut numrin e pritjes (FOTO/VIDEO)


Pritjet ne Komunen e Prishtines by GazetaExpress
Për të zënë rendin për të marrë një kopje të planit të shtëpisë tuaj duhet së pari të shkoni te objekti i ri i Komunës së Prishtinës të paktën dy orë para se të nisë orari i punës.
Para orës 6 të mëngjesit dyert e Komunës së re të Prishtinës janë të zëna me qytetarë të cilët presin në rend për të marrë një numër i cili iu shërben për zënien e rendit për t’u pajisur me dokumente të Prishtinës.
Për të vendosur rend aty qëndrojnë sigurimi dhe Policia e Kosovës.

Një qytetar, të cilit i kishte ikur rendi, kishte kërkuar sqarime se pse i kishte ikur rendi. Përgjigjen e parë e ka marrë nga një person me kokë të rruar i cili ruante rendin në korridorin e Komunës.
Pastaj, përgjigja për atë qytetar ka ardhur nga një polic, i cili ia ka shqyer numrin pritës.

“Arrestomëni”, ka qenë përgjigja e 65 vjeçarit.

Kjo ngjarje ka ndodhur të enjten rreth mesditës.
plaku