Dhimbje menstruale të padurueshme, ja disa këshilla

Është vërtetuar se 90% të femrave do të provojnë dhimbjet e tmershme përgjatë ciklit menstrual dhe për shumë mundësi këto dhimbje mund të jenë të tepërta, e shumë të padurueshme.

Megjithatë të keni kujdes e të bëni kontrolla nëse keni dhimbje të tilla të forta, ngase këto dhimbje të forta mund të jenë shenj e ndonjë problemi shëndetësor sic është Endometrioza apo infeksion i mitrës, transmeton Klan Kosova.

Por gjithësesi që për fat jo të mirë dikush nuk mund të kaloj dicka të tillë pa përdorur medikamente nga konsulta e mjekut e në anën tjetër të mirë dikush mund të kalojë dicka të tillë përderisa përdorë ilaqe natyrale që lehtësojnë këto dhimbje të forta e që janë të padurueshme.

Kështu konsumoni gjatë atyre momenteve apo edhe përgjatë ditëve të tjera ushqim që përmbajnë magnesium dhe kalcium të cilat janë të shëndetshme për të ndihmuar relaksimin e muskujve dhe lirimin e tyre. Zakonisht përdorni bimore të gjelbra sic është spinaqi apo hithrat, e duke i kombinuar ato me ndonjë sos.

Në këtë kohë të muajit të gjithë ju dëshironi një picë të madhe e cila ka spec djegës e që do të iu bënte të ndiheshit mirë. Por kjo është gabim ngase ato nxisine dhe më tepër dhimbjet, ushqimet e kripura dhe djegëse përkeqësojnë barkun duke i shkaktuar gazra, ndërsa sheqeri dhe yndyrna rritë nivelet e estrogjenit i cili iu përgjigjet dhimbjeve të tilla.

Konsumoni më tepër karrota apo ushqime që përmbajnë karoten dhe vitamina A dhe C, këto elemente ndihmojnë lehtësimin e rrjedhjes së ciklit menstrual.

Mos anashkaloni erëzat ngase ato ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të rritur tretjen në organizmin tuaj gjatë kësaj periudhe ndonjë kanellë do të ishte e këshillueshme ngase është burim i manganit.

Qëndroni në ndonjë vend të ngrohtë duke mos anashkaluar edhe qëndrimin në natyrë ku ka diell.

Gjatë këtyre ditëve pini ujë sikur të ishit peshk, anashkaloni pijet alkoolike për disa ditë ngase ju sjell më tepër rehati, mos anashkaloni edhe ujin e ngrohtë për të ngrohur stomakun që të reelaksoheni nga dhimbjet

woman-holding-ice-pack-against-abdomen-690x380