Dhëndri i Putin, miliarderi më i ri i Rusisë (Foto)


Biznesmeni rus Kirill Shamalov, i cili mbushi 34 vjet javën e kaluar është një nga miliarderët e botës më të ri në moshë. Në një periudhë kohore prej tre vjetësh, ai arriti një pasuri prej 1.3 miliardë dollarësh.
Arsyeja kryesore thuhet të jetë për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me oligarkë rusë dhe Presidentin Vladimir Putin.

Shamalov është i lindur në Shën Petersburg dhe është fëmija më i vogël i Nikolai Shamalov, një mik i vjetër i Putin.

Burimet i thanë ‘Vedomosti’ se ata ishin njohur në vitet e 80’ta gjatë shërbimit në KGB
Shamalov thuhet se u martua në shkurtin e vitit 2013, kur u raportua se u martua me vajzën e Putin, Katerina Tikhonova në një ceremoni sekrete./Express/.
tan2013-7-10-1599541-5-620x350