Dhe pse nuk e njihte i fal organet, i shpëton jetën 4-vjeçarit

E ulur pranë djalit të saj në spital pa ndjenja, ndërsa ai ishte i lidhur me aparaturat, Karen Broadhead ishte tejet e dëshpëruar. Daniel iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të cilën mund ta kishte shmangur pasi në moshën 21 vjeçare ai ishte regjistruar që të ishte dhurues i gjallë i organeve, pavarësisht se e ëma i kishte kërkuar që të mos e bënte një veprim të tillë.

Tashmë që djali i saj është shëruar Karen e kupton dhe ndihet krenare për të birin, megjithëse tregon se ishte jashtëzakonisht e vështirë për të përballuar dhimbje të tilla.

Daniel është i vetmi dhurues i gjallë në Britaninë e Madhe i cili pësoi një çarje tejet të madhe në zonën e stomakut për të dhuruar një pjesë të mëlçisë së tij, dhe nuk ndjen keqardhje për këtë.

Vetëm para Krishtlindjeve ai mësoi se kishte shpëtuar jetën e një djali 4-vjeçar dhe se në qoftë se nuk do ishte bërë dhurimi, i mituri do kishte gjetur vdekjen.

Djali tregon se do të donte shumë ta takonte një ditë këtë fëmijë, natyrisht nëse prindërit do e lejojnë.

Kujtojmë këtu se dhurimet e organeve në shumicën e rasteve ndodhin, vetëm kur dhuruesi ka vdekur.

Edhe pse organi më i zakonshëm që dhurohet nga një person i gjallë është një veshkë, pasi njeriu mund të jetojë edhe vetëm me njërën, Daniel guxoi.

Mjekët sqarojnë se dhurimi i mëlçisë nga një donator i gjallë mund të bëhet, për shkak se në një organizëm të gjallë ajo mund të rigjenerohet brenda pak kohësh, por se këto nisma merren kryesisht nga familjarët e pacientit.

“E mendova si një ide të mirë sepse mund të shpëtoja një jetë, dhe nuk u stepa aspak kur mendova se mëlçia mund të rikthehej sërish në formën e saj origjinale. Edhe pse për dhuruesin ka rreziqe, ato janë të rralla”, tregon Daniel citon noa.

Sakaq nëna e tij tregon se ka pasur çdo moment frikë për jetën e të birit dhe për problemet që mund të kishte gjatë operacionit edhe pse ai ishte i rritur dhe nuk kishte nevojë për miratimin e saj.

Operacioni u krye më 7 dhjetor dhe mjekët i hoqën të riut 17.5% të mëlçisë, ndërsa ai tregon se nuk është bërë për asnjë moment pishman për operacionin 6 orësh që iu nënshtrua, pasi mundi të shpëtojë një jetë./24oreinfo.com