Detyron të dashurin të kryente marrëdhënie me meshkuj të tjerë, arsyeja është shokuese

mashkull-620x330-1

Një vajzë, e cila ka lindur në Bologna por jeton në Rimini të Italisë, është vënë nën hetim nga policia e shtetit fqinj pasi akuzohet për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj ish të dashurit të saj 19-vjeçar.
Sipas mediave italiane, vajza ka detyruar djalin të shkojë e të kryejë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë, edhe më të vegjël në moshë, shpesh edhe nën kërcënime, pasi donte që me paratë që ai do të fitonte, do të mund të blinte çanta dhe veshje firmato.
Sipas të dhënave të para, vajza e kërcënonte djalin që të bënte atë punë pasi ajo donte pushime dhe jetë luksoze, të cilën nuk arrinte dot ta siguronte vetë. “Mos thuaj asnjë gjë ose do të shkatërroj”, – ka qenë një prej mesazheve kërcënuese që vajza i ka dërguar ish të dashurit të saj, mesazh i cili përfundoi në duart e policisë dhe hapi hetimin ndaj 22-vjeçares.