Detaji në ftesën e dasmës që ua “prishi festën” Marinës dhe Getoarit, Ornela e thotë troç

Të gjithë u mahnitën nga ftesat e luksit që kishin përzgjedhur Marina me Getoarin. Ato ishin të personalizuara me petale të ndryshme brenda kutisë së qelqit për secilin të ftuar dhe me germa të arta janë të gdhendura informacionet për dasmën e 10 shtatorit.

Shumë personazhe VIP kanë filluar t’i shpërndajnë fotot e këtyre ftesave në rrjetet sociale, megjithatë është një detaj që të gjithëve u bën përshtypje.

Por, ajo që ka guxuar ta bëjë këtë vrenjte publikisht është Ornela Bregu, e cila teksa komentuar për urimin e çiftit në foton e Luanës nuk ka ngurruar të thotë se do i pëlqente që emri i Marinës të ishte para atij të Getoarit..

“Të trashëgohen! Urimet më të mira nga unë!”, shkruan Bregu në komentin e saj, “P.S: Do të më pëlqente të ishte emri i Marinës përpara.”

Dhe po, ky mendim gjeti mbështetje nga shumë komentues tjerë. Mirëpo ju si mendoni a duhet dhënë prioritet zonjave në kësisoj rastesh?!