Detaje të reja për rastin e Sejdi Thaçit i kthyer nga Serbia (VIDEO)

loading...


Për 17 vjet Sejdi Thaçi u konsiderua i zhdukur nga familja e tij. Pas kaq vjetësh, natën e 18 prillit në Zajm të Klinës ky u kthye i gjallë, njofton Klan Kosova.

Doli se 80 vjeçari kishte shkuar vullnetarisht në Serbi, ditën e 6 janarit 1999.

Klan Kosova një ditë më parë ka raportuar se Thaçi është kthyer i gjallë në familje, e cila për kaq kohë nuk kishte pasur asnjë lajm nga ai, duke e futur edhe në lista të të pagjeturve.

E kur erdhi në shtëpinë në Fushë Kosovë, asnjëri nga këta familjare nuk ka pranuar që ai të intervistohet, me arsyetimin se plaku ka nevojë për pushim.

Në kësi rrethana, ishte vetëm nipi i tij, Hyseni ai që të martën mbrëma foli për rastin.

Ndërkohë, Sejdiu as gjatë të mërkurës këta nuk ka pranuar të flas për ekipin e Klanit. Por disa medieve tjera, u sqaroi pse nuk u lajmërua deri më tani.

Kronikë nga Abdyl Pajaziti.
deat

loading...

loading...