Detaje nga vrasja e biznesmenit, si e ekzekutuan pasi doli nga kafja me një femër

Tefik Hyka është biznesmeni që u qëllua pak më parë me armë zjarri dhe u la i vdekur në vend. Paraprakisht mësohet se kanë qenë dy autorë që lëviznin me motor ata që kanë bërë atentatin ndaj Hykës.

Ngjarja ka ndodhur para rreth 30 minutash në afërsi të stadiumit “Selman Stermari” në Tiranë, ndërsa sapo ka dalë nga dera e një lokali, ku edhe ka konsumuar një kafe në praninë e një femre, ndaj tij është bërë atentati që ka pasur pasoja fatale.

Mësohet se policia ka arrestuar një person si të dyshuar. Për këtë pritet të dalë në konferencë për pak minuta drejtori i policisë së Tiranës, Ardi Veliu. Biznesmeni ka qenë një kafe në zonën e ish-Bllokut përballë stadiumit.

Autori ka zbritur nga motori dhe e ka qëlluar në kokë biznesmenit.