Dështon atentati mafioz në Pukë…..dy vrasësit bëjnë gabimin fatal (Video)

Një djalë i ri ndoshta do të duhet të ndihet personi më me fat pasi i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në mënyrën më të çuditshme të mundshme. Ngjarja e cila mësohet se ka ndodhur në vitin 2015, është regjistruar në Pukë, më saktë në zonën e Fushë-Arrëzit. Siç shihet edhe nga video e publikuar nga Jeta Osh Qef, duket ku pranë një restoranti të afrohet një automjet tip Audi, brenda së cilës ndodhet shënjestra e atentatit. Menjëherë pas tij frenon një automjet tip “Mercedez Benz”, nga ku dalin me shpejtësi dy atentatorët me armë zjarri, dhe ku njëri prej të cilëve duket se si e mbush pistoletën dhe qëllon dy herë ndaj djalit. Fatmirësisht objektivi i atentatit arrin të shpëtojë dhe i jep gaz makinës duke u larguar. Por pjesa më e çuditshme, është se mirë që nuk arrijnë dot të realizojnë vrasjen, por dy atentatorët harrojnë të vendosin frenat e dorës te makina e tyre. Për pasojë në momentin që objektivi i atentatit largohet, njëkohësisht “largohet” edhe makina e tyre, e cila ecën mbrapsht deri sa bie në humnerë. Në këtë moment teksa makine po bie drejt humnerës, shihen dy atentatorët që nxitojnë, por këtë radhë për të ndaluar automjetin. Sipas asaj që raporton JOQ, djali i cili ishte objektiv i kësaj tentative vrasjeje, informon se as policia e Pukës dhe as gjykata nuk kanë marrë mundimin të merren me këtë çështje. Ai madje akuzon edhe shefin e komisariatit të Pukës i cili sipas tij ka lidhje familjare me dy autorët e ngjarjes të cilët raportohen se janë vëllezër. Një histori vërtetë tragji-komike që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Një djalë i ri ndoshta do të duhet të ndihet personi më me fat pasi i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në mënyrën më të çuditshme të mundshme.