Dëshmohet se ka jet pas vdekjes

Passport.jpg1

Vdekja është, për fat të keq, një pasojë e pashmangshme e jetës, por tani shkencëtaret besojnë se mund të kenë gjetur dritën në fund të tunelit.

Studimi më i madh i bërë ndonjëherë me përvojat pranë vdekjes dhe jashtë trupit ka zbuluar se, edhe pas “fikjes” totale të trurit, mund të vazhdojë të ekzistojë një lloj vetëdijeje.

Kjo është një temë kontradiktore, e cila, deri kohet e fundit, është trajtuar me skepticizëm të madh. Mirëpo shkencëtaret në Universitetin e Southamptonit kanë shpenzuar katër vite duke studiuar me tepër se 2000 pacientë që vuanin nga arreste kardiake në 15 spitale në Britani, SHBA dhe Austri. Ata kanë gjetur se, afërsisht 40% e njerëzve që u kanë mbijetuar arresteve, kanë përshkruar një lloj “vetëdijeje” gjatë kohës që kishin pësuar vdekje klinike, para se zemrat e tyre të rifillonin punën.

Madje një burrë kujton se u largua nga trupi i tij krejtësisht dhe e pa trupin e tij nga qoshja e dhomës. Përveçse ishte i pavetëdijshëm dhe “të vdekur” për tre minuta, 57-vjeçari nga Southampton i mban mend veprimet e stafit të infermiereve, me detaje dhe përshkruan edhe zhurmën e makinerive.

“E dimë se truri nuk mund të funksionojne pasi zemra ka pushuar rrahjet”, u shpreh Dr. Sam Parnia, një ish-kërkuese në këtë universitet, njëherësh edhe autore kryesore e studimit. “Mirëpo, në këtë rast, vetëdija e ndërgjegjshme duket se ka zgjatur më tepër se tre minuta gjatë kohës kur zemra nuk po rrihte, edhe pse truri u fik për 20-30 sekonda, pas ndalimit të zemrës”.

Nga 2060 pacientet me arreste kardiake, 330 mbijetuan dhe 140 thanë se kishin përjetuar një lloj vetëdijeje gjatë tre minutave të vdekjes klinike. Edhe pse shumë prej tyre nuk mund të mbajnë mend detaje specifike, ata ndajnë tema të ngjashme. Një në pesë prej tyre thanë se kishin një ndjesi të pazakonte paqeje, ndërsa afërsisht një e treta thanë se, koha, ose ishte ngadalësuar, ose ishte shpejtuar.

Disave iu kujtohet se kanë parë një dritë të fortë, një shkëndijë të artë ose Diellin që shndrinte. Të tjerë kujtojnë ndjenja frike ose mbytjeje, ose zhytje në ujë. 13% thanë se ndiheshin si të shkëputur nga trupi i tyre dhe një pjesë tjetër u shprehen se shqisat e tyre ishin forcuar.

Dr. Parnia beson se akoma më shumë njerëz mund të kenë përvoja të tilla kur i afrohen vdekjes, por sedativet (ilaçet gjumëdhënës) që përdorën në procesin e anesteziste mund të ndalojnë të kujtuarit e tyre. “Vlerësimet kanë sugjeruar se miliona njerëz kanë pasur eksperienca të gjalla në raport me vdekjen, por të dhënat shkencore kanë qene ambivalente deri tani. Shumë njerëz thonë se kane pasur halucinacione ose iluzione, por duket se ato nuk përputheshin me ngjarjet reale. Këto përvoja kanë nevojë për studime të mëtejshme” – vijon ajo.

Dr. David Wilde, një psikolog kërkues në Universitetin e Nottingham Trent, po mbledh të dhëna për përvojat jashtë-trupore, në përpjekje për të zbuluar një model që i lidh të gjitha episodet. Ai shpreson se kërkimet e fundit do të inkurajojnë studime të reja në këtë teme kontradiktore.