Dëshmohet edhe si prezantuese e sportit

loading...

arbnora4-1364725845

loading...
Të sfilasin, të merren me sport kemi parë mjaft shumë femra në vendin tonë, por të udhëhiqet një emision sporti nga një femër, këtë nuk e kemi parë deri më tani. Dhe këtë po e bën aktualisht modelja e njohur Arbnora Ademaj, e cila është bërë prezantuese e emisionit “Koha shtesë” në Super Sport Kosova.

Emisionin e parë ajo thotë se e udhëhoqi me mjaft kënaqësi, mbase nuk mungoi edhe ndruajtja për shkak se për herë të parë po udhëhiqet një emision sporti nga një femër në Kosovë.

Këtë emision Arbnora thotë se do ta ketë çdo javë dhe secilën prezantim do të mundohet ta paraqesë te shikuesit e ekranit televiziv sa më mirë që të jetë e mundur. Arbnora në intervistën dhënë “/LajmeOnline/t” do të flasë më shumë rreth organizimit të këtij emisioni.

arbnora6-1364725862Si erdhi deri tek ajo që ju u bëtë një prezantuese sporti?

Ideja më lindi kur dëgjova rastësisht nga disa miq se do të bëhej një emision në Super Sport Kosova dhe Digitalb, dhe duke pasur parasysh prestigjin e kësaj kompanie, vendosa të konkurroj, edhe pse të them të drejtën me pak hamendje nga që nuk e njihja mirë sportin.

Mbase me një vetëbesim dhe me një karrierë që kisha besoja që mund t’ia dlila dhe konkurrova dhe pata fatin të përzgjidhem unë për ta drejtuar emisionin “Koha Shtesë” në Super Sport.

Si shkoi prezantimi i parë?

Të them të drejtën shkoi shumë më mirë se që e prisja dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë, edhe pse e dija që do t’ia dal, sepse kam punuar shumë në mënyrë që ky emision të dalë ashtu siç dëshironim ne.

Çdo ditë kemi bërë prova, i gjithë stafi i Super Sport Kosovës është marrë me mua çdo ditë, mirëpo vlen të ceket se një ndihmesë shumë të madhe dhe një eksperiencë shumë të mirë e kam edhe gjatë kohës sa isha në Digitalb, ku një staf i tërë është marrë vetëm me mua me ditë të tëra, në mënyrë që unë të përgatitem dhe të dalë sa më mirë.

Dhe nga gjithë kjo përgatitje nuk kishte si të dilnim ndryshe, por pati sukses emisioni i parë dhe shpresojmë të vazhdojë kështu.

timthumbKe menduar më parë se mund të bëhesh prezantuese sporti?

Të them të drejtën, prezantuese po, sepse unë e dua shumë këtë profesion, po thënë të drejtën prezantuese sporti jo asnjëherë, sepse e dimë që në vendin tonë nuk kemi prezantuese sporti.

Përveç saj femrave nuk iu kushtojnë rëndësi në këtë drejtim, por çdoherë ekziston herë e parë dhe ndihem me fat që jam femra e parë që e prezantoj një emision sporti në Kosovë.

Jeni modele dhe mbase prezantimi i sportit mund të mos ju shkojë edhe më?

Është shumë më ndryshe nga angazhimet e mia të mëhershme, por që nuk dallon shumë nga stili im. Por, ka shumë gjëra që duhet pasur kujdes shumë, megjithatë, më ka ndihmuar shumë koha sa isha në Digitlab në Shqipëri, sepse e kam mësuar çdo detaj, çka i duhet këtij emisioni dhe kam pasur rastin t’i përcjell edhe prezantueset e sportit atje dhe të shohë se si duhet të jem dhe unë. Por besoj se kur e do një gjë dhe e merr me përkushtim të gjitha sfidat kalohen.

loading...