Dëshmitari: Piloti shqiptar kërkoi ndihmë në gjuhën serbe

loading...


Mbërrijnë dëshmitë e patra nga vendi i ngjarjes. Janë banorët e zonës, që kanë mbërritur të parët në vendin e ngjarjes dhe që kanë mundësuar shëmtimin e njërit prej tre efektivëve që ndodheshin në bordin e helikopterit.
Sipas Skënder Cenaj njërit prej dëshmitarëve, ushtari i plagosur, Gerald Baramuça, kishte menduar se kishin rënë në pjesën malazeze të liqenit të Shkodrës ndaj edhe kishte kërkuar ndihmë në gjuhën serbo-kroate.
“Unë së bashku me Xhixhin, shkuam dhe nxorëm ushtarin e plagosur nga uji. Ai sa na pa duke menduar se kishte rënë në pjesën malazeze të liqenit na kërkoi ndihmë në gjuhën serbo-kroatishte. Më pas përsëriste gjithmonë ‘ku është spitali.., ku është spitali’, ndërsa na tregoi se kishin tre persona në bordin e helikopterit. Nuk e dimë çfarë plagësh dhe ku i kishte marrë, ndërsa Xhixhi e çoi në spital”, tregon Skënder Cenaj, njëri prej dëshmitarëve.
f

loading...

loading...