Dëshmia tronditëse: 12-vjeçarja tregon se çfarë i thoshte nëna kur e përdhunonte njerku

pedofili-abuzon-seksualisht-me-6-vje-ccedil-aren-ja-ccedil-far-euml-i-b-euml-jn-euml-t-euml-af-euml-rmit-e-saj-video-18_hd-780x439-530x300Zbulohet dëshmia tronditëse e vajzës 12-vjecare nga Fieri e cila përdhunohej për gjashtë vite rresht nga njerku i saj.

Në prani të psikologes e mitura ka thënë se është e vërtetë që nëna e ka parë duke kryer seks me njerkun dhe nuk ka reaguar.Mamaja më shikonte kur Ylmiu kryente marrëdhënie me mua. Le ta thotë edhe ajo vetë se si na shihte. Ka ardhur në momente kur ne kryenim marrëdhënie dhe thoshte: ‘Hë, po ngroheni nga pak, ë?’. Ajo nuk më mbronte”, mësohet të ketë dhënë këto detaje në dëshminë e saj, një ditë pas arrestimit të njerkut dhe nënës së saj.

Sipas burimeve, vajza kishte dashur ta rrëfente këtë tmerr një muaj më parë, kur qëndroi te dajat, por daja i saj nuk arriti ta dëgjonte meqë kishte varrimin e të vëllait. Kur e mitura shkoi për të dyzetat e dajës së madh në Mallakastër, arriti të tregonte gjithçka, e nxitur edhe nga shoqet e saj bashkëmoshatare që kishte në fshatin Mbyet ku edhe jetonte.

Pas këtij rrëfimi, është bërë denoncimi i saj në Polici. /Panorama/