Dëshmia e killerit të Artan Cukut: Ju tregoj vlonjatin dhe fierakun që porositën vrasjen

loading...

loading...

Dy javë pas arrestimit, Mikel Shallari vendos të bashkëpunojë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe pranon të ketë ekzekutuar komisarin Dritan Cuku mbrëmjen e 8 prillit, për shkak të detyrës së tij si shef në komisariatit të Vlorës..

Gazetarja Klodjana Lala ka zbuluar detaje të reja nga marrja në pyetje e Shallarit si dhe informacione të vlefshme për vendndodhjen e porositësve të krimit.

Sipas saj, 24-vjeçari nga Kuçova ka folur në statusin e të penduarit, pasi kërkoi fillimisht marrjen në mbrojtje të familjes së tij, nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme.

Pasi është siguruar për këtë, ai ka bërë një rrëfim të gjatë e të detajuar, ku ndër të tjera sqaron se me dy personat që kanë porositur vrasjen e Cukut është njohur në një burg në Zvicër.

Sipas tij, “njëri është me origjinë nga Vlora dhe tjetri nga Fieri dhe arsyeja pse kërkonin vrasjen e komisarit ka qenë për shkak të hapjes së një dosje mes dy bandave rivale nga Vlora e Fieri, me shumë ekzekutime mes tyre, që ishte arkivuar deri në kohën që Cuku mori drejtimin e komisariatit të Vlorës”.

Këta dy persona, emrat dhe fotot e të cilëve i ka tashmë policia e prokuroria mësohet të jenë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se nuk ndodhen në Shqipëri. Lala konfirmoi gjithashtu se bëhet fjalë për dy persona me precedent të theksuar kriminalë.

Gjithashtu, mësohet se i riu nga Kuçova ka treguar edhe vendin ku ka fshehur armët e krimit të cilat janë dy. Ai ka dëshmuar të ketë udhëtuar drejt vendlindjes së tij Polovin, një fshat në Kuçovë, ditën e krimit dhe pikërisht aty ka fshehur dy pistoletat. Sipas gazetares Klodiana Lala, të dyja pistoletat janë gjetur në vendin e diktuar nga Shallari, por për të vërtetuar që janë ato armët e vrasjes së Cukut do të duhet analiza balistike.

Kujtojmë se Artan Cuku u qëllua me disa plumba mbrëmjen e 8 Prillin në kohë në kur po hynte në pallatin ku banonte. 42 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy muaj pas vrasjen u arrestua autorit i dyshuar Mikel Shallari./Balkanweb

loading...