Dëshmia e gardistit: Bashkëshorten e vrava për karikuesin, i përmenda dhe një emër mashkulli

loading...


Vetëm pak orë pas vrasjes së bashkëshortes, Ilda Dervishi, gardisti 29 vjeçar, babai i dy fëmijëve, Admir Dervishi ka dëshmuar në polici, duke treguar gjithë rrjedhën e zënkës së mëngjesit të djeshëm.
Autori i krimit në familje, gardisti Admir Dervishi, ka pranuar para hetuesve autorësinë e krimit, por në gjendje të rënduar psikologjike është shprehur i penduar, duke përsëritur frazën, “Nuk doja ta vrisja…”.

E megjithatë, ai ka shpjeguar rrethanat e krimit, duke pyetur herë pas here për shëndetin e gruas së tij, pasi dyshonte se ajo mund të ishte e plagosur dhe nuk kishte vdekur. Sipas dëshmisë së tij, duke qenë se po nxitonte për të shkuar në punë, pasi ishte me vonesë, është zënë me gruan për karikuesin e telefonit që ajo nuk po ia gjente. Më pas, në debat e sipër, i ka përmendur emrin e një personi mashkull, duke i thënë se mos ia kishte dhënë atij dhe pas këtij momenti, situata i ka dalë jashtë kontrollit.

DESHMIA
Në një gjendje të rënduar psikologjike dhe duke qarë gjatë gjithë kohës, ai ka pranuar autorësinë e krimit, duke shpjeguar edhe rrethanat e ngjarjes.

“Isha vonë për në punë. Po nxitoja të dilja dhe pashë që telefoni nuk kishte shumë bateri dhe do më fikej. I thashë Ildës të më gjente karikuesin, por ajo nuk po e gjente dhe unë po vonohesha edhe më shumë. I bërtita se isha shumë vonë”, ka nisur rrëfimin e tij në Polici gardisti Dervishi.

Më pas ai është shprehur se në debat e sipër, i ka thënë të shoqes edhe disa fjalë të pamenduara mirë. I ka përmendur emrin e një mashkulli, për të cilin kishin pasur debate edhe më parë, pasi ai ishte xheloz dhe nuk donte që e shoqja t’i fliste.

“I thashë: ‘Mos ia ke dhënë… filanit karikuesin që nuk po e gjen. Ajo u ndje keq, sepse në fakt kishim debatuar edhe më parë për këtë çështje. Unë thjesht isha xheloz, jo se ajo kishte vërtet diçka me atë person. Ajo ishte bashkëshorte dhe grua shumë e mirë. Por kur ajo m’u hakërrye pas asaj që i thashë, ndoshta edhe me të drejtë, unë dola nga vetja dhe nuk ia fal më vetes atë që kam bërë”, mësohet të ketë thënë i arrestuari në Polici. (Panorama)
d1

loading...

loading...