Dëshironi miq të rinj, ja si ta arrini

loading...

timthumb (9)

loading...
Jeni lodhur me atë që gjithmonë jeni anash dhe larg nga të gjitha ngjarjet. Duket se të gjithë përveç teje kanë jetë interesante shoqërore, dhe pas fundjavës vetëm ju nuk keni çka të tregoni, si i keni kaluar këto ditë. Ne do t’u ofrojmë disa këshilla si ta ndryshoni statusin tuaj në shoqëri. Natyrisht ekzistojnë persona të cilët shumë shpejt arrijnë të bëjnë miq të rinj, por ka edhe të atillë që kanë shumë vështirësi ta arrijnë këtë. Ja si ta zgjeroni rrethin tuaj të miqve.

Bëhuni shumë më aktiv

Duhet të angazhoheni që ta zgjeroni rrethin tuaj të miqve, të bëheni shumë më aktiv. Nëse qëndroni të pikëlluar para kompjuterit apo televizorit duke iu ankuar vetvetes, atëherë nuk do ta njihni dikë. Keni talent për aktrim, sport apo këndim? Anëtarësohu në klubin në të cilin do ta njihni shumë njerëz që kanë talentin tuaj. Nuk ka vend më të mirë se sa ky për gjetjen e “cool” ekipit. Nëse keni mundësi filloni të mësoni ndonjë gjuhë të huaj, apo varësisht nga prirjet tuaja regjistrohu në kursin e fotografisë, aktrimit, pikturës apo ndonjë gjë tjetër. “Si fëmijë kam qenë shumë e tërhequr dhe prindërit kanë menduar se aktrimi mund të më ndihmojë. Kjo gjë ishte e qëlluara për mua, dhe ja ku jam tani”, tha aktorja Mila Kunis.

Tejkalojeni drojën

Në rregull, e kemi të qartë se ndonjëherë është e vështirë që i pari të filloni bisedën, por me pak ushtrime edhe ju mund ta tejkaloni drojën. Të gjithë kanë frikë se do të bëjnë ndonjë gabim apo do të thonë ndonjë budallallëk. Askush nuk pret që të thoni diçka gjeniale dhe që do t’i lë gojëhapur të gjithë, mjafton që të bëni disa pyetje për shembull për lëndët që i keni në këtë vit shkollor. Mund të filloni bisedën edhe për diçka që shumicës së moshatarëve tuaj u intereson, që ka të bëjë me ndonjë film, seri, grup që u pëlqen… Marrë parasysh që nuk ka shumë kohë që përfunduan pushimet dimërore mund të nisni një bisedë për pushimet, udhëtimet e të ngjashme. Afrohu nëse ka dikush nevojë, lëvdoni dikë dhe jepni kompliment. Me këtë sigurisht që nuk do të gaboni.

Buzëqeshni

Pozita e trupit duhet të jetë “miqësore”. Mos harroni buzëqeshjen, ndërsa duart kurrsesi nuk duhet të jenë të kryqëzuara në gjoksin tuaj. Fytyra serioze dhe qëndrimi të gjithëve u ngrenë nervat, dhe le të jenë këto e kaluara juaj! Sikur edhe për çdo gjë tjetër në jetë edhe për miqtë duhet të mundoheni andaj largojeni arrogancën dhe buzëqeshni.

Mos aktroni

Asnjëherë mos aktroni se jeni dikush që në realitet nuk jeni, që njerëzit e tjerë t’u pranojnë në rrethin e tyre. Mos u frikësoni të tregoni personalitetin tuaj dhe të gjitha karakteristikat tuaja pozitive. Jini vetvetja. Sigurisht që do të ketë njerëz që do t’u dukeni simpatik, dhe askush nuk mund t’ju pëlqejë të gjithëve. Më e keqja që mund të bëni është të mbylleni në vetvete, në botën tuaj dhe të dorëzoheni pa luftuar.

loading...