Deshi t’i ndihmojë djalit, u shokua çka gjeti në dhomën e tij

nen_1473232650-6654085-530x300Nëna e brengosur vetëm ka dashur t’i ndihmojë të birit tinejxher, ndërkaq rezultoi që ajo dëshirë e saj të mos ishte e mjaftueshme.
Fëmijët sot janë të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve, prandaj nëse prindërit injorojnë edhe imtësinë më të vogël, ata mund të bëhen tëvarur nga çdo gjë. Kështu edhe Charlie u bë i varur nga pornografia, transmeton Telegrafi.

Madje nëntë deri në dhjetë fëmijë janë të ekspozuar ndaj pornografisë para moshës tetëmbëdhjetëvjeçare. As vajzat nuk janë të kursyera – më shumë se gjysma e tyre ballafaqohen me pornografinë para moshës së pjekurisë.

Mesatarisht, djemtë për herë të parë shohin film porgnografik në internet para moshës 12-vjeçare.

Në botën e pornografisë Charlie e ka përfshirë edhe shokun e tij të klasës, si edhe grupin e djemve të tjerë për të cilët filmat erotikë janë bërë pjesë e përditshmërisë. Birit të saj ka mundur t’i ndihmojë vetëm shërimi serioz psikiatrik.

Tre vjet terapi intensive janë nevojitur fëmijës që më në fund të nxirret nga ferri ndaj të cilit ishte i ekspozuar.

Shënimet zyrtare të shoqatave britanike për sëmundjet mendore tregojnë që madje 71 për qind e tinejxherëve kanë pranuar që nga prindërit e fshehin përmbajtjen e kërkuesve të Google në kompjuterët e vet, sepse aty ka diçka që do t’i turpëronte.

Qëndrimi zyrtar i psikiatërve britanikë është që djelmoshat midis moshës 12 dhe 17 vjeç janë më të ekspozuar rrezikut që të bëhen të varur nga pornografia.

Varësia e tillë në qarqet e psikiatërve konsiderohet sëmundje serioze e cila ka një sërë simptomash, duke përfshirë edhe anksiozitetin dhe ndryshimin e cilësive karakteristike, ndërkaq rezulton edhe me humbjen e apetitit, insomninë, “shmangien” e përjetimit të botës, zvogëlimin e mundësisë që të ndërtojnë marrëdhënie normale, krijimin e agresionit ndaj femrave dhe përjetimin e dhunës seksuale si sjellje normale.

Nëse simptomat nuk identifikohen dhe nuk shërohen me kohë, transmeton Telegrafi, është shumë e sigurt që fëmija kur të rritet do të bëhet person i rritur me apetite të çrregulluara seksuale.

Hulumtimet zbulojnë që tinejxherët, më së shpeshti para marrëdhënies seksuale konsumojnë alkool dhe drogë