Desh gjeti vdekjen nga shtrydhja e një puçrre afër syrit, vajza rrëfen tmerrin

loading...

loading...

Shpesh puçrrat janë bezdisëse për njeriun dhe sidomos për gratë. Megjithatë të paktë janë ata që do duronin pa e ngacmuar një puçërr në fytyrë dhe këtë ka bërë edhe Katie Wright, një grua e re nga Teksas i SHBA-ve, e cila ka vënë në rrezik jetën e saj vetëm nga shtrydhja e një puçrre.

Ajo e ka ndarë përvojën e saj të tmerrshme në rrjetet sociale si një paralajmërim për të rinjtë.

Katie Wright tha se kishte një puçërr pranë vetullës së majtë, e cila kishte filluar t’i jepte dhimbje dhe nuk e injoronte dot pa e ngacmuar.

Brenda një ore fytyra ime u ënjt shumë dhe fytyra po më dhimbte shumë. Më dukej sikur do më plaste lëkura”, u shpreh Katie.

Iu desh ndërhyrja e mjekëve dhe ata u shprehës se ky rast nuk përbën ndonjë çudi, por është një rast serioz, infeksion i rëndë që quhet celulitis (për të mos e ngatërruar me celulitin).

Pasojat e tij janë të tmerrshme nëse e shtrydhni pasi bakteret mund të përhapen në tru ose në sy dhe kjo padyshim do sillte ose verbim apo më keq akoma vdekjen e sigurtë.

Katie nuk e di ende se nga i ka ardhur infeksioni, por mendon s fajin e kanë furçat e makijazhit. Kurimi i kësaj puçrre në dukje e parëndësishme ka kushtuar mijëra dollarë amerikanë, por është ndihmuar nga donacionet e bamirësisë.

loading...