Deri në 15 mijë lekë për të mbaruar punë, tregu i seksit është kaq afër nesh

Gjatë këtyre javëve, tema më e interesuar e cila edhe u plasua në publik, ka të bëjë me prostitucionin rrugorë në Krushevc.

Në këtë qytet prostitucioni rrugor është duku u zhvilluar në tre lokacione: te rrethi në Krushevc, lokacioni i dytë është te Stacioni i trenave dhe lokacioni i tretë është në dalje të Krushevcit, shkruan rasinapress.

Vajzat e natës, shërbimet e tyre i kryejnë në dhoma të marra me qera, në shkurre dhe në vetura, ndërsa çmimi është nga 1000 deri në 2000 dinarë (8 deri në 15 euro), ndërsa ky çmim varet nga kërkesat e klientit. Prostitutat rrugore i takojnë klasës më të ulët shoqërore.

Për veç këtyre vendeve, prostitucionin e zhvillojnë edhe në banesa dhe dhoma të marra vetëm për këtë qëllim. Ka edhe femra të cilat kohë pas kohe ofrojnë sex edhe në shtëpitë e klientëve. Nga një rast i tillë ka ndodhur një incident në mars të vitit 2012, ku prostituta me iniciale G. M. (16) brutalisht e ka mbyt pensionistin Milan Ramic.

Një numër i madh i vajzave nga Krusevaci merren me prostitucion edhe në Beograd – Nish te “Ura e kaltër) dhe te Stacioni i trenave. Të gjitha këto dalin në Beograd për të studiuar, mirë po si pasoj e kushteve të rënda familjare dhe narkomanisë, ato përfundojnë në rrugë.

Sipas ligjeve, prostitucioni është thyerje e ligjit për rregull dhe qetësi publike. Sanksioni i kësaj është dënim me para ose dënim me burgim 1 mujor.

Identiteti i këtyre femra është i njohur por policinë, por nuk ekzistojnë fakte të mjaftueshme për t’i gjykuar. Ato punojnë në “territoret e tyre”, sepse territori është rreptësisht i ndarë. Në mes tyre mbizotëron rivaliteti dhe konfliktet. Bëhet fjalë për vajzat të cilat disa herë janë arrestuar për sjellje të dhunshme.

Lajmet shokuese që herë pas herë e tronditin Krusevacin, nuk janë më as tronditëse për këtë vend të vogël, por një deklaratë e hidhur e organeve për mbajtjet e qetësisë thonë: “që personat i kemi të njohura që sa kohë”, athet të gjithë pyesim se përse për këta persona nuk është ndërmarr asnjë vendim.

Është paraqitur të punojë si promotorë, ndërsa ka përfunduar si prostitutë në Kosove

Premtimet që ua japin at që i “punësojnë” zakonisht përfundojnë tragjikisht. Një ngjarje të njëjtë na i ka treguar një vajzë nga Krusevaci, të cilës në gusht të vitit 2011 i është ofruar punë si promotorë në një klub, ndërsa kur ka arritur te vendi i punës e ka pa qe i është dashur të punoj si striptiste dhe prostitutë, edhe në Kosovë.

Fillimisht i rrahin, i lidhin, ua marrin të gjitha dokumentet, i incizojnë duke i dhunuar dhe me po këtë incizim i kërcënojnë se videot do t’ua tregojnë familjes, transmeton gazetametro.

Lokacioni i këtyre klubeve gjendet në mes të Prishtinës dhe Mitrovicës, ndërsa pronarët e këtyre vendeve i paguajnë policinë me qëllim që t’i lënë të punojnë.

Shumë femra dalin në sezonin e verës të punon në Mal të Zi dhe Kroaci si promotorë, ndërsa përfundojnë si prostituta.

Vikend prostitucioni është bërë i njohur viteve t fundit, kështu që femrat dalin gjatë vikendit në Novi Pazar ku punojnë nëpër kafiteritë, vendet e ndryshme për masazhe etj.

Para disa viteve ka qenë e përfolur një temë që në një klub të quajtur Bolivia në Novi Pazar kanë qenë të përfshirë edhe një grup vehabistav, të cilët pas incidentit nëpër Kosovë kanë ikur për në Turqi.

Kohëve të fundit autoritetet ligjvënëse kanë marr hapa për ndryshimin e këtyre gjërave, por dukshëm shihet se janë të pamjaftueshme.