Derbi mes Romës dhe Interit pa fitues – VIDEO

roma_inter_serie_a_2013

Nuk shkon më shumë se një barazim 1-1, ndeshja mes Romës dhe Interit, e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A. Në “Olimpico” të dyja skuadrat i kishin idetë e qarta, të merrnin tre pikëshin dhe diçka e tilë u duk dhe nga performanca e të dyjave ekipeve të cilat patën raste të shumta për të realizuar.

Ishte minuta e 22-të, kur Toti zhbllokon ndeshjen me një 11-metërsh. Për asnjë moment nuk është dorëzuar edhe Interi, që sulmon në kërkim të golit të barazimit. Livaja godet shtyllën në pjesën e brendshme, por Gojgocea dhe Roma janë me fat. Gjithsesi në mbyllje të 45 minutave Guarin bën gjithcka shumë mirë, deri në shërbimin me një asist për Palasion, i cili con skuadrat në dhomat e zhveshjeve në barazim 1-1.

Edhe në pjesën e dytë, të dyja skuadrat mbajtën të njëjtin ritëm të barabartë, pa ndryshuar shifrat e takimit. Zikaltërit shkojnë në kuotën e 39 pikëve ndërsa Roma në 33 pikë.


AS Roma 1-1 Inter Milan footyroom.com by Futbol2101