Derbi londinez i takon Chelseat, United ndalet nga Tottenham – VIDEO

tottenham

Çfarë do të bënte sivjet Manchester United, po të mos e kishte në përbërje holandezin Robin Van Persie, i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij Manchester United në duel kundër Tottenham Hotspur në “White Harte Line”. Van Persie shënoi golin e vetëm për “djajtë e kuq” që gjatë tërë pjesës së dytë u mbrojt duke dashur ta ruante epërsinë nga pjesa e parë. Sulmuesit e Tottenhamit nuk ishin në formë të mirë në këtë përballje sepse lëshuan më shumë se 4 raste ideale, por në fund merituan pikën e fituar. Kur të gjithë pritën që mysafirët nga “Old Trafford” të shënojnë fitore, Clint Dempsey e barazoi rezultatin në 1:1, duke e mbajur gjallë skuadrën e tij në luftë për pozitën e katërt në tabelë, ndërsa nga ana tjetër United humbi dy pikë shumë të vlefshme në garë për titull të kampionit dhe tash Manchester United ka vetëm 5 pikë më shumë se kampioni aktual Manchester City.

Derbi i javës në Angli i zhvilluar në “Stamford Bridge”, ndërmjet rivalëve lokal londinez i ka takuar Chelsea. Blut nga Londra mposhtën Arsenalin, me rezultat 2:1. Djelmoshat e Rafa Benitezit qysh në fillim treguan se mysafirët do ti përcjellin të mposhtur nga foleja e tyre me golin e hershëm të Matas 6′ ata kaluan në epërsi ndërsa pas saktësisht 10 minutash lojë Lampard e ngriti epërsinë e Chelseat në 2:0. Arsenal edhe pse u mundua të kthehet në lojë nuk mundi të bëjë asgjë më tepër se të shënoj golin e nderit përmes këmbëshpejtit Theo Walcot.

Tottenham 1-1 Manchester United

т 1-1 м by Futbol2101

Chelsea 2-1 Arsenal