Deputetët Ruçi, Balla e Rakipi futen në spitalin privat. Cfarë po ndodh me gjendjen shëndetësore të Arben Ahmetajt

loading...

loading...

Informacione konfidenciale për newsbomb.al bëjnë me dije se tre deputetët, Gramoz Ruçi, Taulant Balla e Aqif Rakipi janë parë të hyjnë në ambientet e spitalit Amerikan 3 në Tiranë.

Sipas burimeve pranë deputetëve, newsbomb.al mëson se në këtë spital është operuar dhe po qendron për kurim ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e aksidentit në Maqedoni.

Newsbomb.al mëson se ish-ministri i është nënshtruar një operacioni të realizuar nga një ortoped italian i ardhur posaçërisht për operacionin e Ahmetajt që aktualisht ndodhet i shtruar te Amerikan 3-shi dhe sot u vizitua nga tre deputetët, Ruçi e Balla nga PS dhe Rakipi nga PDIU.

Sakaq, newsbomb.al mëson se në aksidentin në Maqedoni, ish-ministri shoqërohej nga Nard Mena, biznesmeni i njohur, njëherazi drejtor i investimeve në OSSHEE dhe kunat me Arben Ahmetajn.

Mesa duket, gjendja shëndetësore e ish-ministrit është ende delikate dhe kërkon kurimin e specializuar në spitalin privat, një kurim që mesa duket, shëndetësia publike e reklamuar aq shumë nga Rama, nuk ia ofron dot.

loading...