Dënohet me burg hajduti që i vodhi orën Behramit

loading...

loading...
Hajduti që i vodhi orën mesfushorit kosovar, Valon Behramit, në dhjetor të vitit 2012 në Napoli, është dënuar me gjashtë vite burg.
Raffaele Guerriero e ka paguar shtrenjtë vjedhjen e orës së dorës, të mesfushorit kosovar Valon Behrami.

Hajduti që i vodhi orën Rolex, reprezentuesit të Zvicrës është dënuar me gjashtë vite burg nga një gjykatë në Napoli.

Guerriero, në dhjetor të vitit 2012 qendër të Napoli,në Riviera di Chiaia, i kishte vjedhur orën mesfushorit kosovar. Por, ora e vjedhur më vonë i ishte rikthyer Behramit në Castel Volturno, në fund të një stërvitje.

Ndërsa, ky pritet të jetë sezoni i funditi i Valon Behramit në Napoli. Kosovari po kërkohet nga Interi, Tottenhami dhe Southampton

loading...