Dënohen edhe 683 persona me vdekje në Egjipt

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar 683 persona me vdekje, përfshirë udhëheqësin e Vllazërisë Myslimane Mohammed Badie, në një gjyq masiv.
Lajmi është konfirmuar nga avokatët mbrojtws njofton BBC.

Badie dhe 682 mbështetës të tjerë të presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi u përballën me akuza lidhur me një sulm në një stacion policor vitin e kaluar.

E njëjta gjykatë ndryshoi edhe 492 dënime me vdekje nga 529 të miratuara në mars. Shumica e dënimeve u konvertuan me burgim të përjetshëm.