Dëmton me çekiç makinën e tij Porsche Cayenne për një arsye qesharake (VIDEO)

porshe-620x324

Piloti i Moto GP, i skuadrës “Ducati”, Andrea Iannone ngeli i bllokuar jashtë makinës së tij super të shtrenjtë Porsche Cayenne modeli i fundit, gjatë kohës që po furnizohej në një pikë karburanti. E vetmja zgjidhje që i shkoi në mendje në ato momente për të hyrë brenda makinës e për t’u kthyer në shtëpi ishte shumë ekstreme. Ai mori një çekiç dhe filloi të godiste xhamin e pjesës së prapme të makinës së tij me vlerë rreth 100 mijë euro. Më pas me ironi, ai e postoi videon e ndodhisë në instagram.