Demba Ba: Allahu më dha forcën të shënoj golin e kualifikimit

Skuadra e Chelseat ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Paris Saint Germainin, me rezultat 2:0, epilog ky i cili i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale.
Golin e parë për londinezët e shënoi gjermani Andre Schurrle, në pjesën e parë, derisa tre minuta para përfundimit të ndeshjes senegalezi, Demba Ba shënoi golin e kualifikimit. “Të gjitha falënderimet e mia i takojnë Zotit. I dashuri Allah më dha forcë dhe kjo është fitorja e tij. Tash përgatitemi për të shkuar tutje. Na presin ende shumë ndeshje të vështira dhe kundërshtar të fortë, por kjo fitore na ka treguar se mund ta mposhtim çdo rival dhe ta përmbysim secilin rezultat”, ka thënë Demba Ba./RTK/LajmeOnline/