Demaçi: Kufomat tona po mbulohen me beton, e neve po na bëjnë gjyqe

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Evropës, për gjyqin që po i bëhet Kosovës dhe raportin e fundit të prokurorit amerikan, Clint Williamson.

“Jam i dëshpëruar shumë që Evropa nuk po e kupton mirë se çfarë po ndodhë dhe si po vazhdon ende trajtimin e shqiptarëve. Deri sa kufomat e tona po mbulohen me shpija, për ta nuk po ka gjyqe, e për ne po ka që kemi bërë luftë të drejtë. Për ne po bëhet gjithë kjo poterë e gjithë këto gjyqe e gjithë këto hetime. Ata vazhdimisht po na mbajnë në një situatë ankthi dhe kjo po më duket prej Evropës si e pa vend”, tha ai për Indeks.

Mirëpo, sipas Demaçit, jemi qysh jemi dhe s’kemi si ta kundërshtojmë këtë punë se me Evropën nuk mund të prishemi.