Dell u punësua në kompaninë për të cilën ka lobuar

Ish Ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell ka një vit që ka marrë në menaxhim kompaninë e ndërtimit Bechtel, e cila pati fituar tenderin për ndërtimin e autostradës Kosovë-Shqipëri.
Ishte pikërisht Christopher Dell i cili në vitin 2009 kishte “intervenuar” tek kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi që kompania “Bechtel” të merrej me ndërtimin e kësaj autostrade, e cila ka kushtuar 1 miliard dollarë, shkruan e përditshmja britanike, The Guardian.

Dell mori menaxhimin e kësaj kompanie për Afrikën vitin e kaluar, dhe pak muaj më pasi dha fund një karriere tre-dekadëshe në Departamentin e Shtetit Amerikan.

E Pieter Feith, diplomat i lartë i BE-së në Kosovë ka kritikuar mënyrën se si ambasadori amerikan ka ndërhyrë për këtë marrëveshje dhe ka kërkuar që kjo çështje të hetohet. Sipas Feith, Dell ka bërë marrëveshje të paarsyeshme me kompaninë amerikane, e cila ka rrezikuar shumë buxhetin e vendit.”Unë kam kërkuar të shoh detajet e kontratës me “Bachtel-Enka”, por kjo nuk më është lëjuar nga Ambasada Amerikane. E pashë vetëm pasi ata e prezantuan si një akt të kryer, dhe detyrim për buxhetin”, ka thënë Faith.

Në nënshkrimin e kontratës me Kompaninë “Bechtel-Enka”, kishte marrë pjesë edhe Ish-ministri I transportit Fatmir Limaj, për të cilin Faith thotë se ishte përleshur me Christofer Dell, menjëherë pasi kishin filluar hetimet për Limajn.
Faith thotë se Dell ishte përpjekur që ta largonte Limajn nga Kosova për ti ofruar kështu një post diplomatik në New York ose Washington, gjë që ishte kundërshtuar nga ai.

“Mendova se kjo ishte një ide e keqe dhe I thashë kështu: Kjo do të krijojë përshtypjen e mosndëshkimit , e jo të ndihmojë përpjekjet tona për luftimin e korrupsionit”, ka thënë Faith.

“Në fund propozimi i Dell, për të larguar Limajn nga Kosova nuk u miratua kurrë, dhe ai u arrestua më vonë ku është përballur me një seri të krimeve të luftës dhe akuza për korrupsion, megjithatë ende nuk është dënuar për ndonjë vepër”, ka vazhduar Faith.