Del të marrë postën, e pret krokodili te dera

Capture

Një burrë në Florida tha se ishte shokuar kur kishte dalë për të marrë postën, sepse një krokodil mbi 1 metër i gjatë po e priste jashtë cepit të derës.

Lloyd Tomer tha se ishte pasdite kur ai doli nga shtëpia dhe te dera po e priste zvarraniku, njoftuan “WBBH-TV” dhe “UPI.com”.

“Mendova se ishte im bir që po luante lojra me mua, por kur u ktheva nga dera ai hapi gojën e tij me dhëmbë të mëdhenj duke më ndjekur nga pas”,- tha Tomer.

Menjëherë zoti Tomer njoftoi “Fish and Wildelife Conservation Commission”, punonjësit e së cilës morën përsipër të kapnin krokodilin.

Ata thanë se me shumë mundësi zvarraniku grabitqar kishte ardhur nga liqeni pas shtëpisë së Tomer-it.