Del në shitje salsiçja me viagra natyrale, ju çmend porsa e kafshoni

s_1475480908-6498839

Është hedhur së fundmi në treg një produkt i ri i salsiçeve, që përmban një përbërës shumë të veçantë – një kurë alternative natyrale të viagrës.
Salsiçet “SOS Viagra” përmbajnë mish derri, djathë, aminoacidin L’Arginine, erzën “Horny Goat Weed”, e cila përdoret gjerësisht në Kinë për të trajtuar dëshirën e ulët seksuale, dhe xhensen siberian, një bimë e përdorur gjerësisht në shtetet lindore. Të gjitha këto përbërës do t’ju vijnë në ndihmë meshkujve që kanë probleme me impotencën seksuale.

Salsiçet me viagra natyrale kanë dalë në treg sot dhe një pako me 6 copë kushton 4.99 funte. Ata janë prodhuar nga kompania “Fathers4Justice”.

Ato janë krijuar si pjesë e fushatës për shëndetin e meshkujve, për t’i vetëdijesuar ata në lidhje me sëmundjet serioze, si depresioni, vetëvrasja dhe testosteroni i ulët, për të cilat meshkujt e kanë të vështirë të falin.

Pronari i kompanisë “Fathers4Justice”, Matt O’Connor, vendosi të prodhojë këto salsiçe pas eksperiencës së tij me depresionin dhe pasi kishte hasur me mijëra raste të tilla gjatë punës së tij.

“Si babai i tre fëmijëve, jam shumë i shqetësuar në lidhje me emergjencën e shëndetit publik, me të cilën po përballen meshkujt. Shpresoj që salsiçet tona t’u japin njerëzve ushqim për mendjen dhe t’i ndihmojnë meshkujt të thyejnë muret e heshtjes në lidhje me këto probleme”, shprehet z. O’Connor.