Del në ankand unaza e fejesës së Napoleon Bonapartit

unaza

Një rreth prej ari me dy gurë në formë loti, një zafir dhe një diamant. Kjo është unaza e fejesës që Napoelon Bonaparti i dhuroi Zhozefinës, gruas dhe perandoreshës së ardhshme të Francës. Simboli i dashurisë së perandorit që la gjurmë në histori ka dalë në ankand. Unaza me vlerë 8-12 mijë euro simbolizon bashkimin e çiftit përmes vendosjes së dy gurëve pranë njëri-tjetrit.

Napoleoni ia dhuroi unazën Zhozefinës në vitin 1796, në një kohë kur nuk ishte shumë i pasur. Ata u martuan dy muaj më vonë, për t’u divorcuar në vitin 1809, për shkak të pamundësisë së Zhozefinës për t’i dhënë perandorit një pasardhës.

Unaza është ekspozuar në shtëpinë e ankandeve Osenat, në Paris.napoleoni