Del makina nga rruga, plagoset rëndë 20-vjeçarja

loading...

734354_474162199304241_258796977_n

loading...
Një 20-vjeçare është plagosur sot në Librazhd, në fshatin Hotolisht, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me terrenin tatëpjetë.

Makina tip fuoristradë, që drejtohej nga shtetasi Zyber Çota ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur 20-vjeçarja Aida Çota, e cila udhëtonte si pasagjere.

Menjëherë e plagosura është dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë policia e Librazhdit ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Zyber Çota dhe po zbardh shkaqet e aksidentit.  (Foto Ora News).

loading...